| |
baner
Forumi Kombëtar i Biznesit është një rrjet i hapur i Shoqatave të Biznesit dhe Dhomave të Tregtisë. Ky Forum u krijua më 22 Nëntor 2013 dhe u themelua nga 9 organizata. Anëtarët e Forumit nënshkruan një “Memorandum Anëtarësie” dhe ranë dakord të punojnë së bashku përçështje me interes të përbashkët. 

Misioni i Forumit
Të përfaqësojë interesat e bizneseve që operojnë në Shqipëri në dialog me institucionet publike.

Qëllimet e Forumit
- Të forcojë rolin e organizatave të biznesit në dialog me zyrtarët shtetërorë;
- Të ndërmarrë politika të reja për të përmirësuar mjedisin e biznesit;
- Të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe të rrisë prezencën e Forumit ndërmjet komunitetit të bizneseve.

Deklarata e parimeve
Të jetë pjesë e procesit të marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet në mënyrë që të forcojë ekonominë dhe të rrisë standardet e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Njësia  Koordinuese
Forumi Kombëtar i Biznesit ka një Njësi Koordinuese, e cila në emër të Forumit Kombëtar të Bizneseve, menaxhon aktivitetet e tij. 
Njësia Koordinuese merret përsipër në mënyrë vullnetare nga një anëtar i Forumit.
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum