| |
baner

Te rejat

Trajnim 2 ditor me Z. Bob HARRIS (CAE)

 
Në 21-22 Nëntor, 2017 NBF me mbështetjen e CiPE organizoi një trajnim 2 ditor me anëtarët e Forumit për të fuqizuar kapacitetet e anëtarëve të NBF per tejkalimin e problematikave qe ndeshin në organizatat e tyre në bazë të vlerësimeve paraprake të bëra në këto organizata.


Gjate dy ditëve të trajnimit Z. Harris përcolli në mënyrë shumë të thjeshtë pikat kryesore që një Shoqatë/ Dhomë tregtie duhet të forcojë në mënyrë që të ketë sukses ne funksionimin e saj. Gjithashtu gjatë ditës së dytë u bë dhe një vlerësim i punës së NBF dhe vazdhimesise te tij.

     


      

Mbledhje e anëtarëve të NBF për analizimin e punës

Në 20 Nëntor, 2017 NBF realizoi një takim të brendshëm me anëtarët e Forumit dhe përfaqësuesin e CIPE znj. Martina Hrvolova për të diskutuar në lidhje me vlerësimin e punës së bërë nga Forumi gjatë viteve të fundit.

Anëtarët e NBF bënë vlerësimin bazuar në 10 dimensione të identifikuara paraprakisht nga CIPE të bazuara kryesisht në kapacitetet e përdorura nga forumi dhe ku identifikoheshin pikat e forta dhe gjithashtu problematikat e ndeshura deri më tani.  

 
       

Mëngjes pune me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Më 7 Nëntor, 2017 Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF) organizoi një mëngjes pune me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, i cili kishte si qëllim prezantimin e problematikave kryesore të biznesit nga anëtaret e NBF. Pikat kryesore të takimit listohen si më poshtë:

Profesionalizmi dhe etika e punonjësve të administratës publike
Rimbursimi i TVSH
TVSH e Nënkontraktorëve të Fasonit
TVSH e Turizmit dhe Kontrollet Tatimore
Dialogu publik privat dhe Paqëndrueshmëria e Legjislacionit
Implementimi efektiv i ligjit mbi njoftimin dhe konsultimin publik
Ulja e pragut te TVSH në 2 milion lek

Takim informal me disa Organizata Ndërkombëtare Biznesi

Në 31 Tetor, 2017 Znj. Esmeralda Ballesha, Njësia Kordinuese e NBF ishte e ftuar në një takim informal pune, i organizuar nga një grup organizatash ndërkombëtare të biznesit (Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi). Ky takim vjen në vijimësi të takimeve informale të realizuara nga CU me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) dhe Shoqatën Nordike të organizuara në Gusht dhe të komunikimeve të vazhdueshme që CU ka pasur me këto organizata gjatë këtyre muajve. Disa nga çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ishin: mungesa e dialogut publik-privat (PPD) dhe se qeveria duhet të sigurojë informacion dhe komunikim publikut.

Përveç NBF, pjesë e këtij takimit ishin:

Shoqata Nordike
Dhomën Ndërkombëtare e Tregtisë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri 
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri
Dhoma e Tregrisë dhe Industrisë Shqipëri – Truqi
Zyra Tregtare Austriake

Takim me Drejtorin e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Më 24 Tetor, 2017 Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar i Biznesit (NBF) pati një takim me Z. Artur Papajani, Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ky takim u zhvillua në kuadër të mbajtjes së një marrëdhënie të vazhdueshme me autoritetet qeveritare dhe në të njëjtën kohë për të qenë të azhurnuar me angazhimet e fundit të institucioneve publike.

Foto Gallery

Zona e anëtarëve

Vizitor ne faqe

3220 Views

Merr te rejat

Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum