| |
baner

Te rejat

Mëngjes pune me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Më 7 Nëntor, 2017 Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF) organizoi një mëngjes pune me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, i cili kishte si qëllim prezantimin e problematikave kryesore të biznesit nga anëtaret e NBF. Pikat kryesore të takimit listohen si më poshtë:

Profesionalizmi dhe etika e punonjësve të administratës publike
Rimbursimi i TVSH
TVSH e Nënkontraktorëve të Fasonit
TVSH e Turizmit dhe Kontrollet Tatimore
Dialogu publik privat dhe Paqëndrueshmëria e Legjislacionit
Implementimi efektiv i ligjit mbi njoftimin dhe konsultimin publik
Ulja e pragut te TVSH në 2 milion lek

Takim informal me disa Organizata Ndërkombëtare Biznesi

Në 31 Tetor, 2017 Znj. Esmeralda Ballesha, Njësia Kordinuese e NBF ishte e ftuar në një takim informal pune, i organizuar nga një grup organizatash ndërkombëtare të biznesit (Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi). Ky takim vjen në vijimësi të takimeve informale të realizuara nga CU me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) dhe Shoqatën Nordike të organizuara në Gusht dhe të komunikimeve të vazhdueshme që CU ka pasur me këto organizata gjatë këtyre muajve. Disa nga çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ishin: mungesa e dialogut publik-privat (PPD) dhe se qeveria duhet të sigurojë informacion dhe komunikim publikut.

Përveç NBF, pjesë e këtij takimit ishin:

Shoqata Nordike
Dhomën Ndërkombëtare e Tregtisë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri 
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri
Dhoma e Tregrisë dhe Industrisë Shqipëri – Truqi
Zyra Tregtare Austriake

Takim me Drejtorin e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Më 24 Tetor, 2017 Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar i Biznesit (NBF) pati një takim me Z. Artur Papajani, Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ky takim u zhvillua në kuadër të mbajtjes së një marrëdhënie të vazhdueshme me autoritetet qeveritare dhe në të njëjtën kohë për të qenë të azhurnuar me angazhimet e fundit të institucioneve publike.

Takim me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Më 23 Tetor Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar i Biznesit (NBF) dhe Dr. Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe në të njëjtën kohe anëtar i NBF, mbajtën një takim me Sonila Qato, Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ky është vazhdim i takimit të 11 Tetorit (me një nga anëtarët e NBF) dhe qëllimi ishte për të diskutuar rekomandimet e NBA.

Intervista e Esmeralda Ballesha me SCAN TV

Më 13 Tetor, 2017 Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese (CU) e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) ishte ftuar në një program të Scan TV të titulluar “Për të Fol”. Gjatë diskutimit u fol për fazën e 3 të luftës ndaj informalitetit të filluar së fundmi nga Qeveria e re dhe për impaktin që do të ketë ajo në uljen e evazionit fiskal dhe të informalitetit.

Znj. Ballesha përmendi faktin që qeveria duket sikur nuk ka një vizion të qartë për luftën ndaj informalitetit dhe mungon një planifikim strategjik afatgjatë, i cili duhet sigurisht të konsultohet paraprakisht me komunitetin e biznesit. Diçka që po vërehet re sërisht është që ka një kontroll jo të drejtë dhe bizneset e vogla janë më shumë të kontrolluara.

Gjithashtu gjatë emisionit u diskutua në lidhje me fragmentarizimin e TVSH në Shqipëri ku NBF sugjeron që niveli i saj të jetë 2 milion ky fragmentarizim do të bëjë që dhe taksat e tjera të kenë një fragmentarizim i cili është i nevojshëm që taksat të jenë më të thjeshta për biznesin e vogël.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xo1WJZ4j8qE

Foto Gallery

Zona e anëtarëve

Vizitor ne faqe

2745 Views

Merr te rejat

Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum