| |
baner
Më 24 Prill, 2017, NBF realizoi takimin e katërt advokues me Këshillin e Investimeve, një nga platformat e trajtuara nën çështjen e dialogut publik-privat në NBA. Diana Leka, Kryetare e KI  dhe Ermelinda Xhaja, Eksperte Ekonomisë në KI diskutuan me Esmeralda Balleshën, Njësinë Koordinuese të NBF dhe Reni Ndrekon, përfaqësues të ACER. Ky takim u përqendrua në rekomandimet mbi platformat e dialogut publik-privat specifikisht me KI. Së bashku me çështjet e trajtuara në takim, ishte edhe mungesa e studimeve të fizibilitetit para se të krijohen platformat dhe KI ra dakord se kjo është e domosdoshme në mënyrë që të shmanget mbivendosja, duke theksuar se BERZH e bëri këtë përpara krijimit të KI. Përveç kësaj, u zbulua nevoja për një komunikim më të mirë dhe efektiv midis platformave. Mungesa e transparencës së platformave u ngrit në diskutim, ndërsa përfaqësuesit e KI deklaruan se transparenca më e madhe e platformave të tjera do të kontribuonte në përmirësimin e perceptimit të komunitetit të biznesit ndaj tyre. Një takim tjetër për advokim u zhvillua më 28 Prill, 2017 me Ardian Maci, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tregut të Brendshëm dhe Sipërmarrjes në Ministrinë e Ekonomisë. Sektorializimi i TVSH-së, paqëndrueshmëria e legjislacionit, platforma publike-private e komunikimit me ministritë e linjës dhe Ministrinë e Ekonomisë, etj ishin disa nga çështjet që ngriti Njësia Koordinuese. Mesazhi kryesor i ofruar nga z. Maci ishte ai i forcimit të komunikimit efektiv me komunitetin e biznesit, ndërsa theksoi angazhimin aktiv të bazës.
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum