| |
baner
Më 12 Maj, 2017 Zj. Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) ishte e ftuar në televizionin ScanTV, në programin e titulluar “Për të Fol”. Çështja kryesore e diskutimit kishte të bënte me shanset që kanë kompanitë të agrobiznesit dhe fermerët për të përthithur Grantet dhe Skemat e Kompensimit përmes fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zj. Ballesha deklaroi se pavarësisht se ekzistojnë shumë fonde kombëtare dhe ndërkombëtare (AZHBR; SARED; IPARD II), ato ngelen pak të aksesueshme nga agrobizneset dhe fermerët. Sipas saj informaliteti i lartë, mospasja e dokumentacioneve ligjore dhe financiare, me raste dhe bazike; burokracia dhe procedurat administrative; koha e shkurtër në dispozicion dhe pronësia e tokës ku realizohet investimi, i cili është kusht i domosdoshëm nëse aplikohet për skemat ndërkombëtare, janë disa nga barrierat që pengojnë aplikimin në këto skema. Një tjetër barrierë sipas saj, veçanërisht për sa i përket fondeve nga BE, është siguria ushqimore. Njësia koordinuese shprehet se fermerët, ndryshe nga agro-përpunuesit, e kanë thuajse të pamundur aksesimin në këto fondet ndërkombëtare. Së fundmi Zj. Ballesha shprehet se duhet të ketë një ndërthurje midis sektorit bujqësor dhe turizmit, për më tepër tanimë që kjo e fundit ka një reduktim të normës së TVSH në 6%. 
LINK: https://www.youtube.com/watch?v=nkoFYH3OAg4
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum