| |
baner
Më 6 Qershor, 2017 Zj. Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) ishte ftuar në televizionin Ora News, në programin e titulluar “Ekopolitike”. Çështja kryesore e diskutimit ishte prezantimi i programit ekonomik dhe social i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nga Ministri i Integrimit, Klajda Gjosha dhe Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike, Majlind Lazimi. Përballë tyre, përveç Njësisë Koordinuese të NBF, ishin Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve dhe Elton Metaj, Ekspert në Çështjet Ekonomike.

Gjatë diskutimit, Zj. Ballesha pati mundësi të përmend punën e NBF dhe specifikisht disa nga gjetjet e Axhendës Kombëtare të Biznesit (NBA). Disa nga gjetjet që u diskutuan ishin normat e tatim fitimit, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe aspekte të tjera të politikës fiskale. Këto të fundit më pas u krahasuan me pikat e programit ekonomik dhe social të kësaj force politike.  Forumi, deklaroi ajo, formuloi këtë axhend si një mjet që çdo forcë politike mund ta shfrytëzonte në përmirësimin e programit elektoral.

LINK: https://www.youtube.com/watch?v=OXDcXzLl28g
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum