| |
baner
Më 15 Gusht, 2017 Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) dhe z. Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) gjithashtu dhe anëtarë i NBF, zhvilloi një takim me Z. Kosta Barjaba, Këshilltar i Platformës Ekonomike të Partisë Socialiste. Në këtë takim Zj. Ballesha prezantoi punën e zhvilluar nga NBF deri më tani në lidhje me fuqizimin dhe rritjen e zërit të komunitetit të biznesit, si dhe kontributin e dhënë për dialogun publik-privat, gjithashtu tregoi disa nga rekomandimet e trajtuara tek Axhenda Kombëtare e Biznesit (NBA). Z. Bajraba i pëlqeu rekomandimet e NBA, veçanërisht ato lidhur me informalitetin dhe dialogun publik privat dhe kërkoi kohë që t’i lexonte me kujdes Gjithashtu, premtoi se do të kontaktonte personat e duhur në mënyrë që të kishin disa impakte pozitive për rekomandimet e NBA. 
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum