| |
baner
Më 7 Shtator, 2017 Znj. Esmeralda Ballesha, Njesia Koordinuese e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) së bashku me z. Gjergj Gjika, Kryetar i Dhomës së Fasonistëve dhe anëtar i NBF ishin të ftuar në një programin televiziv të SCAN TV titulluar  “Përballje”.

Znj. Ballesha deklaroi se riorganizimi i ministrive dhe i agjencive përkatëse do të ofrojë një qasje të ndryshme të inspektorëve ndaj biznesit. Ajo gjithashtu shtoi se dialogu publik-privat mbetet problemi kryesor i biznesit dhe shpreson se me krijimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, të cilin ajo e konsideron si një hap pozitiv nga qeveria, të ketë përmirësime në këtë aspekt. Z. Gjergj Gjika, deklaroi se biznesi është në pritje të një klime më të mirë biznesi si dhe një qasje më pro-biznes. Ai shtoi se informaliteti vazhdon të mbetet në nivele mjaft të larta pavarësisht aksioneve të ndërmarra në periudha të caktuara. 
Link: https://m.youtube.com/watch?v=BRfHdZc7cQ8

perballje esmeralda

Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum