| |
baner
Më 8 Shtator, 2017 Dr. Zef, Preçi, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe anëtar i NBF, shkroi një artikull në gazetën e mirënjohur Monitor. Në këtë artikull trajtohet nisma e fundit të qeverisë shqiptare në lidhje me reformën në administratën publike dhe më konkretisht për bashkimin e tatimeve me doganat dhe ndikimin që kjo gjë do të ketë në klimën e biznesit.

Z. Preçi shprehet se qeveria duhet ë zbardhë për publikun analizën që ka kryer për mosfunksionimin si duhet të institucioneve të saj, të vlerësojë impaktin që do ketë kjo nismë si dhe të bëjë përgatitjen e nevojshme për të tejkaluar vështirësitë. Sipas tij, bashkimi i dy institucioneve te tatimeve dhe doganave i shërben në të vërtetë rritjes së performancës fiskale dhe mund të kontribuojë në terma realë në reduktimin e evazionit dhe në ndërtimin e një institucioni të mirë fokusuar në vjeljen e të ardhurave buxhetore, por edhe në ndërtimin e një dialogu konstruktiv me komunitetin e biznesit, në kryerjen e analizave financiare mbi bazën e evidencës mbi zhvillimet në biznese të kategorive të ndryshme dhe ofrimin mbi këtë bazë të argumenteve për politikat fiskale që mund të ndiqen në të ardhmen, për rritjen e kapaciteteve teknike të stafit përkatës.

Link: http://www.monitor.al/reforma-ne-institucione-pa-analize-dhe-objektiva-rrezikon-perseritjen-e-gabimeve-2/
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum