| |
baner
Më 8 Shtator, 2017 Esmeralda Ballesha, Njësia Koordinuese (CU) e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF) ishte ftuar në një program të Scan TV të titulluar “Për të Fol”. Në këtë bashkëbisedim u preken çështje të larmishme si klima e përgjithshme e biznesit, dialogu publik-privat, pritshmëritë për qeverinë e re, informalitetin, inspektimet tatimore si dhe advokimi dhe monitorimi i NBF-së me institucionet publike për sa i përket rekomandimeve të Axhendës Kombëtare të Biznesesit (NBA).
Zj. Ballesha shprehet se dialogu publik privat ishte një nga premtimet kryesore të qeverisë së kaluar, por me përjashtim te Këshillit të Investimeve, të tjerat si Këshilli Tatimor dhe KEK nuk kanë qenë efektive.
Ajo shton se këto platforma kanë dështuar pasi mungon një strategji efektive dhe afatgjatë. Sipas zj. Ballesha duhet të ekzistojnë tavolina  të rrumbullakëta dhe jo vetëm dëgjesa, sidomos për biznesin të cilët kanë nevojë për konsultim. Ajo merr si shembull luftën kundër infornaliteti, që do të ishte më efektive nëse biznesi më parë do ishte informuar dhe konsultuar dhe jo vetëm ndëshkuar.
Lidhur me nismën e fundit të qeverisë për krijimin e një Ministrie për Sipërmarrjen, zj. Ballesha shprehet se është një nismë pozitive, po nuk është alternativa më e mirë pasi sipas saj duhen forcuar, konsoliduar dhe respektuar institucionet e krijuara te cilat i shërbejnë dialogut efektiv publik privat.
CU shprehet e shqetësuar për sa i përket ndryshimeve dhe rotacioneve të shumta që priten të ndodhin në administratën shtetërore. Kjo gjë sipas saj do të ketë ndikim në advokimin dhe monitorimin e institucioneve publike në lidhje me rekomandimeve të NBA.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0G_06G31xMk&list=PL3YL6-Otf2D9iN3-1ITkZIP7FuQSPF7Na&index=9

scan tv Esmeralda
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum