| |
baner
Më datë 8 Janar 2018, Esmeralda Ballesha, Njesia Koordinuese e Forumit Kombëtar të Biznesit (NBF),së bashku me Doni Sopoti nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike realizuan një takim me një specialist pranë DAP për të diskutuar në lidhje me rekrutimin e punonjësve të administratës tatimore (A.F.1).


Gjatë këtij takimi, Koordinatorja e NBF prezantoi disa nga materialet e printuara të prodhuara që janë përdorur për ti ardhur në ndihmë biznesit si dhe i prezantoi Axhendën Kombëtare të Biznesit (NBA) dhe ngriti në veçanti problematikën e ngritur nga komuniteti i biznesit por i ardhur dhe nga institucionet publike për rekrutimin në veçanti në rastin e administratës tatimore të personave me kualifikimin e papërshtatshem për këto pozicione.

Nga DAP u vu në dispozicion Vendimi nr. 243, date 18.3.2015 "Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive" me anë të së cilit rekrutoheshin aplikantet në pozicionin e shërbimit civil dhe i njëjti vendim zbatohej dhe në rastin e rekrutimit të administratës tatimore.
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum