| |
baner
Forumi Kombëtar i Biznesit ka dy kategori anëtarësh:

ANËTARËT 

Anëtarët themelues janë të gjithë ata anëtarë te cilët kanë nënshkruar “Memorandumin e Anëtarësisë” më 22 Nëntor 2013 dhe që kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta.
Forumi Kombëtar i Biznesit ka në total 9 anëtar themelues, të listuar si më poshtë:


Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
Drejtori Ekzekutiv: Dr. Zef Preci
ACER është organizata e pare e pavarur, jofitimprurëse, joqeveritare shqiptare, e cila i dedikohet përshpejtimit të tranzicionit socio-ekonomik shqiptar dhe zhvillimit. Eksperienca e pasur e Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike nëpërmjet evolucionit të Shqipërisë që prej 1992, ka formuar sot personalitetin e saj institucional, një institut të vërtetë me politikë ndërdisiplinore publike, me një reputacion të qëndrueshëm për të dhënat e saj kërkimore të besueshme dhe analizat e pavarura dhe profesionale mbi aspektet kryesore të tranzicionit shqiptar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: +355 42 27 46 03
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Pall. 1, Kati 3, Ap. 6, Tiranë, Shqipëri
Website: www.acer.org.al

Dhoma Shqiptare e Fasonit (FCA)
Kryetar: Gjergj Gjika
Dhoma Shqiptare e Fasonit (FCA) i dedikohet përmirësimit te pozicionimit të sektorit të fasonit brënda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo synon të inkurajojë përmirësime në legjislacion, për sektorin e fasonit dhe të nxisë marrëdhënie të qëndrueshme tek tregjet Europiane dhe të mbështesë bashkëpunime kërkimore me partnerë të huaj dhe vendas.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
             This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:       +355 42 23 80 84
Adresa:  Rr. Ismail Qemali, Pall. 34/1, Ap. 2/3, Tiranë, Shqipëri.
Website: www.albania-textile.com

Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD)
Kryetar i Këshillit Ekzekutues: Blenard Dymishi
Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) u themelua në Tiranë në Shkurt 2012, duke synuar krijimin e elitës shqiptare të biznesit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet botës së biznesit dhe shoqërisë dhe vlerave të saj. Vizioni i shoqatës do të jetë ekoja e biznesmenëve dhe sipërmarrësve brenda dhe jashtë Shqipërisë, si edhe prezantimin e tyre me dinjitet në mbarë botën.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: +355 4 23 91 999
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Samos Tower, Kati 7, Ap. 36, Tiranë, Shqipëri
Website: www.acitad.org

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë
Kryetar: Maks Muci
Shoqata Shqiptare e Ndërtimit (ACA) synon të mbrojë dhe përfaqësojë interesat dhe të drejtat e kompanive të ndërtimit, kompanive të prodhimit të materialeve të ndërtimit, kompanive të instalimit në fushën e ndërtimit, kompani dizajni, personave juridikë dhe mbrojtjes së mjedisit urban. Ajo promovon zhvillimin e ndërtesave, teknikave moderne dhe inovative dhe teknologjive të ndërtimit dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:  +355 4 22 69 957
Adresa: Blvd. “Zhan D’Ark”, Kulla II, Tiranë, Shqipëri
Website: 


Shoqata Shqiptare e Riciklimit (ARA)
President: Bardhyl Balteza
Shoqata Shqiptare e Riciklimit (ARA) përfaqëson sektorin e riciklimit të mbetjeve bimore në Shqipëri. Shoqata synon të mbrojë të drejtat e ricikluesve. Përveç kësaj, ajo punon për të përmirësuar sektorin e mbetjeve në Shqipëri.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 
Website
www.ara.org.al 


Shoqata e Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë (APKA)
President: Vullnet Haka
Shoqata e Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë (APKA) përfaqëson  sektorin më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë plastike në Shqipëri. Krijuar në dhjetor 2014, me qëllim përfaqësimin e interesave të konvertuesve të plastikës në vendin tonë dhe industrisë përpunuese e prodhuese në Shqipëri.
Kontakt: 
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website
www.apka.al


Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)
President: Enver Mehmeti
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) u themelua në Prill 2008 nga “Asambleja e përgjithshme e përfaqësuesve të bizneseve të turizmit”. Bazuar në konceptin e sektorëve bazë, anëtarët e plotë të shoqatës janë bizneset që i përkasin sektorit të akomodimit, sektorit të restaurimit dhe sektorit të organizatorëve të udhëtimeve (operatorët turistik, agjentët e udhetimit, kompanitë e transportit).
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: +355 4 2400433
Adresa: Rr. Andon Zako Çajupi, Pallati 10 katësh “4 Bimo”, Kati 7, Ap. 51, Tiranë, Shqipëri
Website: www.ata.org.al

Dhoma e Tregtisë dhe Industria e Tiranës (CCI)

Kryetar: Nikolin Jaka
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë (CCI) është Dhoma kryesore e Tregtisë në Shqipëri dhe përfaqësuesja legjitime e interesave të biznesit në Tiranë. CCI është institucioni kryesor i cili përfaqëson bizneset, me synimin për të lobuar, shërbyer dhe mbrojtur të drejtat e bizneseve, si edhe me synimin për të rritur mundësitë e biznesit dhe mundësitë e investimit të huaj në Shqipëri nga një rrjet botëror.
Kontakt:
E-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:        +355 4 22 42 432
Adresa: Rr. “Kavajës”, Nr. 6, Tiranë, Shqipëri.
Website: www.cci.al

Shoqata e Grave Profesioniste Afarise e Zejtare të Shqipërisë (SHGPAZ)
Drejtor Ekzekutiv: Flutura Xhabija
Shoqata e Grave Profesioniste Afarise e Zejtare të Shqipërisë, u themelua në 17 Korrik të vitit 1992, si një shoqatë e cila përfaqësontë grupin e grave që e konsideronin biznesin e tyre si një pjesë të emancipimit, kulturës ekonomike dhe humanitare. Shoqata siguron asistencë dhe trajnime në manaxhim, pjesëmarrje në panairet tregtare brenda dhe jashtë vendit, gjetja e partnerëve në botë, publikimin në Newsletter mujor etj.
Kontakt:
E-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
              This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tel:      +355 4 223 5726 
Adresa: Bogdani strt, Pall 10 katesh "4 Bimo"Kati 7, Ap. 51, Tirana, Albania
Website: www.shgpaz.al



PARTNERËT
Partnerët e Forumit janë të gjithë ato Shoqata Biznesi ose Dhoma Tregtie të cilat nuk kanë nënshkruar “Memorandumin e Anëtarësisë”. Partnerët nuk kanë të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si anëtarët e Forumit, por mund të bashkëpunojnë me të për çështje të përbashkëta. Forumi Kombëtar i Biznesit ka dy partnerë, të listuar si më poshtë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AMCHAM)
Drejtori Ekzekutiv:Lorenc Gjoni
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AMCHAM) në Shqipëri është zëri i Shteteve të Bashkuara dhe interesave të bizneseve shqiptare në Shqipëri dhe punon për nxitjen e zhvillimit ekonomik, një importim më efektiv, për një rritje të politikave mbështetëse mbi eksportin dhe për një infrastrukturë më të mirë të biznesit. AmCham është një vend ku Shtetet e Bashkuara dhe bizneset shqiptare mund të lidhen, të kërkojnë për partnerë biznesi dhe të sigurojnë informacion mbi mundësitë specifike të bizneseve.
Kontakt:
E-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel:       +355 4 22 59 779
Adresa: Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Sky Tower, Kati 11, Ap. 3, Tiranë, Shqipëri
Website: www.amcham.com.al

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)
Kryetar: Seyhan Pencabligil
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e krijuar fillimisht si Klubi i Bankierëve Shqiptarë (në Mars 1999), është tani zëri i unifikuar i industrisë bankare në Shqipëri me 16 banka tregtare. AAB synon prezantimin sa më të mire dhe përmirësimin e shërbimeve bankare dhe financiare të bankave anëtare, duke rritur potencialin e burimeve të tyre njerëzore dhe duke e bërë sistemin bankar në Shqipëri më të suksesshëm.
Kontakt:
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Tel: +355 4 22 80 371/2
Adresa: Rr. “Ibrahim Rrugova”, Sky Tower 9/3, Tiranë, Shqipëri
Website: www.aab.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum