| |
baner

Axhenda Kombëtare e Biznesit (NBA)

Në 28 Mars, 2017 Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF) organizoi një konferencë e cila mblodhi në një tryezë shoqatat shqiptare të biznesit, Dhomat e Tregtisë, bizneset, përfaqësues të mediave dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Konferenca u zhvillua tek Tirana International Hotel dhe qëllimi kryesor ishte prezantimi i Axhendës Kombëtare të Biznesit (NBA). Kjo axhend bën një analizë të thelluar të mbështetur në të dhëna dhe jep rekomandime politike me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator dhe ligjor në Shqipëri. Për ndërtimin e NBA-së u takuan dhe ndanë eksperiencat në lidhje me barrierat e të bërit biznes më shumë se 120 organizata biznesi dhe biznese në pesë rajone kryesore të Shqipërisë (Korça, Fieri, Durrësi, Tirana, Shkodra). Nga një tërësi problemesh të shprehura, NBF vendosi të ndërtojë NBA-në mbi katër fusha kryesore: informalitetin, kontrollin tatimor, sektorializimin e TVSH-së dhe dialogun publik-privat.
Download: Axhenda Kombëtare e Biznesit (NBA)

B
OOKLET ''PSE TE FORMALIZOHEMI?''
Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF) ka përgatitur një broshurë mbi informalitetin në Shqipëri. Broshura, e titulluar ‘
’Pse të formalizohemi?’’,
 është realizuar me inputet e anëtarëve të Forumit dhe Avokatit të Tatimpaguesve dhe prezanton risqet e të qenurit informal, duke theksuar avantazhet e formalizimit. Versionin e plotë mund ta gjeni duke klikuar në linkun me poshte.
Download: Pse te formalizohemi?

STUDIMI I NBF: KËNDVËSHTRIMI I FORUMIT KOMBËTAR TË BIZNESIT (NBF) MBI ÇËSHTJEN E INFORMALITETIT NË SHQIPËRI
Më 14 dhjetor 2015, Forumi Kombëtar i Biznesit (NBF) organizoi një aktivitet, i cili mblodhi së bashku shoqatat shqiptare të biznesit, dhomat e tregtisë, përfaqësues të bizneseve dhe të medias dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana International. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të studimit, që NBF ka zhvilluar me 400 biznese dhe për të dhënë rekomandimet për uljen e nivelit të informalitetit dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me rishikimin e nivelit të taksave, duke rritur transparencën e administratës tatimore dhe kapacitetet e administratës tatimore. Studimin e plote e gjeni ne linkun me poshte:
Download: DOKUMENT POLITIKASH: KËNDVËSHTRIMI I FORUMIT KOMBËTAR TË BIZNESIT MBI ÇËSHTJEN E INFORMALITETIT NË SHQIPËRI


POSITION PAPER: PROBLEMATIKAT E ZBATIMIT TË KONTROLLIT TATIMOR TEK BIZNESET PRIVATE NË SHQIPËRI

Forumi Kombëtar i Biznesit, mbas konsultimeve të vazhdueshme me komunitetin e biznesit, arrit në përfundimin se kontrolli tatimor ishte kthyer një çështje problematike nga të gjithë. Për këtë arsye, Forumi vendosi që të studionte kontrollin tatimor, në mënyrë identifikimin e problematikave si në legjislacion ashtu edhe në zbatim dhe për të hartuar një set rekomandimesh për përmirësimin e situatës. Në linkun e mëposhtëm jepet edhe ''position paper'' i realizuar nga Forumi.
Download: Position Paper: Problematikat e zbatimit të kontrollit tatimor tek Bizneset Private në Shqipëri pdf


LIBËR UDHËZUES: KUR TË VIJNË INSPEKTORËT TATIMOR...

Pas krijimit të “position paper” mbi kontrollin tatimor, Forumi Kombëtar i Biznesit vendosi të përgatisë një libër udhëzues mbi kontrollin tatimor për të ndihmuar bizneset të kuptojnë se si të menaxhojnë procesin e një kontrolli tatimor.
Download: Libër udhëzues: Kur vijnë inspektorët tatimor…pdf

Të gjitha të drejtat e rezervuara @National Business Forum