| |
baner
Konferenca e Forumit Kombëtar të Biznesit

Më 20 Qershor, Forumi Kombëtar i Biznesit organizoi një Konferencë e cila kishte si qëllim prezantimin e “position paper” mbi kontrollin tatimor. Ky event mblodhi rreth 44 pjesëmarrës nga qeveria, nga komuniteti i biznesit, donatoret, etj. Në këtë event, anëtarët e Forumit bënë prezantimin e rekomandimeve të “position paper” dhe shprehën pritshmërinë e tyre mbi zbatimin e këtyre rekomandimeve, me qëllim përmirësimin e procesit të kontrollit tatimor.

Ky event pati një mbulim mediatik nga mediat e mëposhtme;

Gazeta Ekonomike OnlineMoney news:

http://moneynews.al/index.php/lajme-kryesore/3607-kontrolli-tatimor-si-gjobevenie

Agjencia e Lajmeve SOT news:

http://www.sot.com.al/ekonomia/forumi-komb%C3%ABtar-i-biznesit-dialogon-me-qeverin%C3%AB-mbi-%C3%A7%C3%ABshtjen-e-kontrollit-tatimor

Televizioni Vizion Plus:

http://vizionplus.al/biznesi-shqetesimet-tona/

Televizioni Scan TV:

http://scan-tv.com/v/index.php/lajme/nga-vendi/7642.html

http://scan-tv.com/v/index.php/tv/7652.html

Gazeta Rilindja demokratike:

http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=10036:tatimet-gjoba-selektive-dhe-policeske-biznesit&catid=47:economy&Itemid=107


Tavolina e rrumbullakët rajonale në Tiranë

Në lidhje me zhvillimin e position paper mbi kontrollin tatimor, Forumi Kombëtar i Biznesit me mbështetjen e Njësisë së Koordinimit (Industria Shqiptare e Ushqimit) organizoi më 30 Maj 2014, tavolinën e pare të rrumbullakët e cila u zhvillua në Tiranë. Në këtë takim morën pjesë biznese të sektorëve të ndryshëm që operonin në Shqipëri si për shembull sektori i qumështit, shpërndarja, sektori i kafesë dhe agro-përpunimit të ushqimit dhe perimeve. Takimi kishte si qëllim grumbullimin e inputeve për sa i përket gjetjeve dhe rekomandimeve mbi kontrollin tatimor. Të gjithë bizneset dhanë përvojën e tyre dhe sugjeruan mbi këtë temë. Inputet e tyre shërbyen për përmirësime të mëtejshme të position paper.



Tavolina e rrumbullakët rajonale në Shkodër

Tavolina e dytë e rrumbullakët u mbajt në Shkodër më 2 Qershor, me anëtarë të Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste e Zejtare të Shqipërisë. Ky takim mblodhi 8 gra afariste. Në këtë takim merrnin pjesë biznese nga sektorë të ndryshëm që operojnë në Shkodër si për shembull industria e fasonit, shpërndarjes, sektori i produkteve të punuara me dorë, sektori i përpunimit të gipsit, konsulence, etj. Gratë afariste u përfshinë në mënyrë aktive në diskutim duke theksuar pakënaqësinë e tyre në implementimin e kontrollit tatimor. Inputet e tyre u morën në konsiderate për përmirësimin e mëtejshëm të “position paper”.



All rights reserved @National Business Forum